I grabitën 200 mijë euro taksistit/ Zbardhet skema që përdorën gjeorgjianët, grupi ndahej në dy pjesë! Dy i prisnin te stadiumi, ndërsa pjesa tjetër…

Katër shtetas gjeorgjianë janë shpallur në kërkim në lidhje me një vjedhje të ndodhur pak ditë më parë në zonën e iosh-Bllokut në Tiranë, ku një taksisti iu vodh një shumë prej 2oo mijë eurosh.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se pjesë e grupit kanë qenë katër persona. Dy kanë shkuar me motor te makina e taksistit në ish-bllok, ndërsa dy të tjerë i kanë pritur me makinë te stadiumi Dinamo. Pasi kanë kryer grabitjen, kanë shkuar te makina dhe kanë lënë motorin aty dhe janë larguar.

Policia ka sekuestruar motorin, i cili rezulton se i është blerë një shtetasi rus nga gjeorgjianët.

Policia ka dyshime se pjese e grupit të gjeorgjianëve mund të jenë edhe persona të tjerë që kanë pasur informacion për transportimin e parave.

()

Arena e Lajmit

I grabitën 200 mijë euro taksistit/ Zbardhet skema që përdorën gjeorgjianët, grupi ndahej në dy pjesë! Dy i prisnin te stadiumi, ndërsa pjesa tjetër…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook