VIDEO/ Sinjalizoi laboratorin e kanabisit, Halit Valteri shfaqet bashkë me policinë te magazina e drogës

Ish-deputeti i PD-së Halit Valteri, i cili sinjalizoi laboratorin e kanabisit në Selitë është shfaqur sot me policinë te magazina e drogës.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta për “”, Valteri ndodhet në pjesën e jashtme të magazinës, ku vazhdojnë ende hetimet dhe kontrollet.

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me magazinën e përshtatur për kultivim kanabisi në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se bëhet fjalë për shtetasit: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala dhe tre punonjësit e OSHEE, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.

Policia njofton se është shpallur në kërkim edhe një tjetër person, 46-vjeçari Sajmir Karaj dhe procedohet penalisht një 39-vjeçare, për moskallëzim krimi.

Karaj është dhe organizatori i aktivitetit të paligjshëm.

Nga magazinë në “shtëpi bari”, kati i dytë i godinës ishte braktisur

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me magazinën që përdorej për kultivim kanabisi në Tiranës, në zonën e Selitës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se të arrestuarit kishin banesën afër magazinës dy katëshe. Edhe pse kati i dytë ishte i privatizuar dhe kishte tre pronarë, ai është lënë i braktisur.

Të dyshuarit kanë parë që nuk interesohej asnjë dhe nuk ishte në funksion kati i dytë, dhe kanë shfrytëzuar në mënyrë të fshehtë për ta përshtatur në shtëpi bari

Energjinë elektrike e kanë marrë nga kati i parë duke krijuar lidhje të paligjshme.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Sinjalizoi laboratorin e kanabisit, Halit Valteri shfaqet bashkë me policinë te magazina e drogës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook