“Buxheti i 2025, do të jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha në tërë historinë”, Berisha: Do të përdoret masivisht për llokmat e…

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se buxheti i 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve nga narkoqeveritarët qendrorë dhe vendorë të tyre në tërë historinë e vendit.

Berisha: Jam sot për të denoncuar publikisht buxhetin e vitin 2025, të shpallur si buxhetin më të madh të kohërave prej 8 mld eurosh, por pasi jam njohur me strukturën e tij, informoj qytetarët shqiptarë se ky do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve nga narkoqeveritarët qendrorë dhe vendorë të tyre në tërë historinë e vendit. Kjo sepse në këtë buxhet prej 8 mld eurosh i cili de fakto bën të mundur dyfishimin e të gjitha rrogave dhe pensioneve në Shqipëri, por le të themi në dorë të kursyer rritjen me 50% të tyre pa asnjë vështirësi parashikohet jo kjo, por parashikohet një vjedhje e tmerrshme e këtyre shumë miliardave eurove të qytetarëve shqiptarë. Sipas strukturës së përcaktuar nga narkoqeveria, buxheti do të përdoret masivisht për llokmat e rrugëve dhe jo rrugët sepse ndërtimi i rrugëve ka pushuar dhe është zëvendësuar me ndërtimin e llokmave apo siç i pëlqen Ramës dhe lubisë lotëve. Do t’i përkushtohet këtyre për faktin e vetëm se 1 km rrugë në të njëjtin terren në Shqipëri ndërtohet me 10-fishin e çmimit në të cilin ndërtohet në Kroaci. Çka do të thotë se në Shqipëri vidhen të paktën 90% e investimit, madje dhe më shumë, po të kemi parasysh se rrogat në Kroaci janë dy herë më të larta se në Shqipëri.

Arena e Lajmit

“Buxheti i 2025, do të jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha në tërë historinë”, Berisha: Do të përdoret masivisht për llokmat e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook