Turisti francez kishte humbur rrugën në një zonë të pyllëzuar në Karaburun, shpëtohet nga policia

Shërbimet e Policisë Orikum, në bashkëpunim me shërbimet e Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë, i shkuan në ndihmë një turisti nga Franca, i cili kishte humbur rrugën në një zonë të pyllëzuar në Karaburun.

Rreth orës 19:30, në zonën e quajtur “Rushnje” në Karaburun, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Stacionit të Policisë Orikum dhe atyre të ADZM Vlorë, u bë e mundur lokalizimi i turistit francez, në gjendje të mirë shëndetësore. Turisti falënderoi shërbimet për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar.

“Shërbimet e Policisë Orikum, në bashkëpunim me shërbimet e Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë, i shkuan në ndihmë një turisti nga Franca, i cili kishte humbur rrugën në një zonë të pyllëzuar në Karaburun.

Pas marrjes së njoftimit nga salla operative rreth orës 15:30, shërbimet e Policisë Orikum krijuan menjëherë një grup pune dhe nisën kërkimet. 🚓👮🏻‍♂️

Rreth orës 19:30, në zonën e quajtur “Rushnje” në Karaburun, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Stacionit të Policisë Orikum dhe atyre të ADZM Vlorë, u bë e mundur lokalizimi i turistit francez, në gjendje të mirë shëndetësore. Turisti falënderoi shërbimet për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar. 🙏

Policia e Vlorës garanton se është gjithmonë pranë qytetarëve dhe turistëve, gati për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente 🚨. Për çdo rast të ngjashëm, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftim.

(Arena e Lajmit)

 

Arena e Lajmit

Turisti francez kishte humbur rrugën në një zonë të pyllëzuar në Karaburun, shpëtohet nga policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook