Në emisionin Open në News 24 u zhvillua një debat mes kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo dhe deputetes së PD, Ina Zhupa.
Demo tha se Berati sot është një qytet model për turizmin. Zhupa nga ana e saj theksoi se në Sarandë ka vende ku zbresin ujërat e zeza.
Ervin Demo: Nuk dini as të shikoni as të lexoni. Berati është model për menaxhimin e mbetjeve. Kjo që thua është politikë e vjetër. Berati është qytet model.
Ina Zhupa: Shtëllungat dhe tymrat nga mbetjet i shikojnë të gjithë, edhe në Berat. Raporti është i KLSH. Në Sarandë zbresin ujërat e zeza dhe tubacionet. Hi syve nuk na hidhni dot.
Ervin Demo: The dhe gjëra mashtrime. Ina Zhupa të shikojë landfillet atje. Ka njerëz në Shqipëri që mërziten për rritjen e turistëve. Mos bëj zhurmuesen. Sot Berati ka 24 orë ujë, ka zgjidhur problemin e infrastrukturës.
(Arena e Lajmit)