Turizmi në Shqipëri, Zhupa: Shifra propagandistike nga Qeveria, të publikojnë netët e qëndrimit jo…

Ina Zhupa, deputete e PD, në studion e emisionit “Open” në News24 lidhur me shifrat e turizmit tha se ato nuk qëndrojnë as në qiell as në tokë. Zhupa tha se e para është se si llogariten shifrat dhe a llogariten këtu edhe shqiptarët që hyjnë e dalin.

Zhupa tha se Organizata Botërore e Turizmit thotë se turist është ai që qëndron minimalisht një natë dhe turizmi duhet të matet me netë qëndrimi, sepse turistët nuk flenë në pemë.

“Nga 1 janari 2024 deri në 30 shtator 2024, janë realizuar 53511 fluturime në aeroportin “Nënë Tereza”. Unë po bëj një llogaritje, ta marrim sikur janë kryer 40 mijë fluturime për turistët, nga të cilat 20 mijë i kanë sjellë dhe 20 mijë i kthejnë nga vijnë turistët. Nëse për çdo fluturim 100 pasagjerë, shifra është 2 milionë turistë”, tha Zhupa.

Sipas deputetes demokrate, nuk ka se si të kenë ardhur në Shqipëri 10 milionë turistë, pasi do të kishim raportet 1 me 8, pra në rrugë do të gjenim 1 shqiptarë dhe 8 turistë.

“Thonë që janë 4.5 milionë në zonat e mbrojtura, por si janë llogaritur këto turistë në zonat e mbrojtura”, tha Zhupa.

Arena e Lajmit

Turizmi në Shqipëri, Zhupa: Shifra propagandistike nga Qeveria, të publikojnë netët e qëndrimit jo…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook