Vlorë/ Skafi i peshkimit fundoset pas defektit, shpëtojnë mrekullisht dy peshkatarët

Një incident alarmant ndodhi në ujërat e Vlorës, ku dy shtetas u vendosën në rrezik për jetën pasi skafi i tyre plastik i peshkimit u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Guardia di Finanza, ata u shpëtuan me sukses.

Sipas informacioneve, shërbimet e Policisë Kufitare morën njoftimin për ndihmë dhe menjëherë u drejtuan në zonën e incidentit. Ekuipazhi i skafit, i cili po kërkonte ndihmë, u gjet në gjendje kritike pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar një defekt.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza.

Pas mbërritjes në portin e Vlorës, ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Arena e Lajmit

Vlorë/ Skafi i peshkimit fundoset pas defektit, shpëtojnë mrekullisht dy peshkatarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook