“Amerika ka bërë presion rishtas”, “Është fat që SHBA u kujtua për ne”/ Hila debat me Gjekmarkajn për çeljen e negociatave

Në emisionin Open në News 24 u zhvillua një debat mes analistit Dritan Hila dhe nënkryetarit të PD Agron Gjekmarkaj, për hapjen e negociatave të BE-së për Shqipërinë.

Hila tha se beson se negociatat po hapen me Shqipërinë, për shkak të presionit amerikan. Sipas tij, Amerika ka bërë presion rishtas për këtë çështje, duke shtuar se është fat që SHBA është kujtuar sërish për ne. Hila u shpreh se Gjermania vuri pengesa për Shqipërinë dhe se SHBA ishte e vetmja që u kujtua për ne.

Ndërsa, Gjekmarkaj vlerësoi se Gjermania mund të ketë vendosur pengesa, për shkak të standardeve demokratike jo të duhura të Shqipërisë.

Agron Gjekmarkaj: Qeveria Berisha nuk po them se ka qenë Kopshti i Edenit.

Dritan Hila: Berisha dhe në opozitë ka qenë agresiv. Është një fat që amerikanët u kujtuan për Shqipërinë. Nuk po ia lë meritën Edi Ramës për çeljen e negociatave, por amerikanëve. Amerika ka bërë rishtas presion. Amerikanët na ndanë edhe nga RMV, për shkak të qeverisë që ka ardhur në Maqedoninë e Veriut.

Agron Gjekmarkaj: Ku është roli i amerikanëve në këtë histori? Nuk e shoh të shkruar.

Dritan Hila: Nëse do studiosh lëvizjet e tyre dhe të shikosh pengesën gjermane, do kuptosh se ka presion amerikan. Europa ‘lloci’, nuk mbrojti dot as Ukrainën dhe SHBA ndërhyri prapë.

Agron Gjekmarkaj: Gjermania të ka vënë pengesa nisur nga standardet tona.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Amerika ka bërë presion rishtas”, “Është fat që SHBA u kujtua për ne”/ Hila debat me Gjekmarkajn për çeljen e negociatave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook