Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin, Ina Zhupa: Jashtë logjikës juridike, sistem i kapur drejtësie

Deputetja demokrate Ina Zhupa e cilësoi si jashtë logjikës juridike vendimin e Gjykatës së Lartë, që rrëzoi kërkesën e avokatëve të ish-deputetit Ervin Salianji për pezullimin e zbatimit të vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Zhupa shkruan në rrjetet sociale se burgu politik i Salianjit është edhe radiografia e plotë e një sistemi drejtësie të kapur, të kontrolluar nga qeveria që jep vendime jashtë çdo llogjike juridike formale dhe substaciale. Sipas saj, Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e tregoi plotësisht.

“Burgu politik nga narkoqeveria është medalje për një politikan luftarak dhe të përkushtuar për interesin publik si Ervin Salianji.

Rast unik Ervin Salianji si deputeti i parë që gjykohet në gjykata me juridiksion të përgjithshëm, si shqiptari i parë në 34 vite që dënohet me burg për kallëzim të rremë, si i vetmi që ka akuzë kallëzim të rremë pa bërë kurrë kallëzim, si politikani që gjykohet në bazë të denoncimit publik që coi një të kërkuar nga drejtësia italiane në burg.

Me mikun, kolegun dhe demokratin Ervin Salianji, në betejën e tij për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e demokracisë”, shkruan Zhupa.

Arena e Lajmit

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin, Ina Zhupa: Jashtë logjikës juridike, sistem i kapur drejtësie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook