FOTO/ “Çfarë leksioni”, në Spanjë festojnë pas suksesit ndaj Serbisë: Të kualifikuar

Pa Yamal e Nico Williams, dy heronjtë e Evropianit, Spanja kalon pa probleme Serbinë, me “furinë e kuqe” që ishte e papërmbajtshme duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0, një fitore që i dhuroi një biletë për në fazën tjetër të Ligës së Kombeve.

Laporte kaloi Spanjën në avantazh që në minutën e 8-të duke i dhënë qetësinë e duhur për të administruar këtë takim. Spanja kishte një shans të artë të dyfishonte shifrat, por Morata gaboi keq nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar topin te tifozët. Pavarësisht këtij detaji, sulmuesi i Milan korrigjoi shënjestrën pak minuta më vonë duke finalizuar me gol një aksion shumë të bukur.

Serbia mbeti me 10 lojtarë pas minutës së 76-të teksa Pavlovic u ndëshkua me karton të kuq, vendim i marrë me VAR. Jo vetëm kaq, por një minutë më pas, Baena ekzekutoi një goditje dënimi perfekte duke trefishuar shifrat:

“Të kualifikuar” shkruan Sport në faqen e parë. “Çfarë leksioni”, ishte titulli i përzgjedhur nga Marca.

I lumtur pas këtij suksesi u shfaq edhe trajneri De la Fuente: “Ishin të përqendruar nga minuta e parë duke dominuar në çdo aspekt. Në këtë formë është e vështirë të dështosh”.

Më 10 pikë në 4 ndeshje, Spanja siguroi një biletë për në çerekfinalet e play-off në Grupin A4. Në vendin e dytë me 7 pikë renditet Danimarka. Danezët dolën me një pikë nga transferta përballë Zvicrës pas barazimit 2-2. Freuler kaloi Zvicrën në avantazh në minutën e 26-të, por një minutë më pas Isaksen rikthehu baraspeshën. Në fundin e pjesës së parë, Zvicra kaloi edhe një herë në avantazh fal një penalltie të saktë, por në pjesën e dytë, në minutën e 69-të, Eriksen barazoi shifrat në 2-2. Me vetëm 1 pikë në 4 ndeshje Zvicra mbyll Grupin A4.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ “Çfarë leksioni”, në Spanjë festojnë pas suksesit ndaj Serbisë: Të kualifikuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook