Nga interpelanca me ministren Kumbaro te raporti vjetor i KLSH, çfarë pritet të diskutohet nesër në seancën plenare! Garda merr masa për tensione nga “mosbindja civile”

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se nesër pritet të mbahet interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, interpelancë e thirrur nga deputeti Agron Shehaj.

Ndërkohë, në rendin e ditës pritet të jenë edhe pikat e seancës së kaluar, e cila nuk u zhvillua për shkak se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e saj, në mënyrë që të shmangeshin tensionet, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të ishte në Tiranë për të inauguruar Xhaminë e Madhe të Tiranës.

Garda ka marrë masat e nevojshme në mënyrë që të shmangë përshkallëzimet, pasi opozita e ka bërë të qartë se mosbindja do të vijojë, çka referuar seancave të mëparshme, ka rezultuar në përplasje me anëtarët e gardës dhe konflikt me kolegët e mazhorancës.

RENDI I DITËS: 

Capture
Capture

Ndërkohë gazetari Osman Stafa raporton se mbledhja e sotme e grupit parlamentar nuk u zhvillua, duke qenë se është zhvilluar një herë për seancën e shtyrë javën e kaluar.

Deputetët e PD kanë deklaruar se do të jenë në Kuvend, edhe pse 22 prej tyre janë ende të përjashtuar nga jeta parlamentare, pasi dënimi ka mbaruar vetëm për deputetin Edi Paloka që u dënua me 10 ditë përjashtim.

()

Arena e Lajmit

Nga interpelanca me ministren Kumbaro te raporti vjetor i KLSH, çfarë pritet të diskutohet nesër në seancën plenare! Garda merr masa për tensione nga “mosbindja civile”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook