4 ditë nga Maratona e Tiranës, Veliaj publikon itinerarin: Më shume së 4500 garues të regjistruar

TIRANE

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën me dije se deri tani janë regjistruar më shume së 4500 garues për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të maratonës së Tiranës, që zhvillohet 20 tetor.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai shprehet se pjesëmarrësit do të vijnë nga mbi 50 vende të botës.

“Edhe 4 ditë na ndajnë nga aktiviteti më i madh sportiv i vitit, “Maratona e Tiranës 2024”, edicioni i VIII-të. Më shume së 4500 garues të regjistruar, nga të cilët mbi 900 te huaj, nga më shumë se 50 vende të botës, priten të garojnë në datë 20 Tetor, në 4 kategori:We too 5 km; 10 km; 21 km; 42 km”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj ka publikuar edhe itinerarin që do të përshkojë maratona duke kaluar nëpër pikat më tërheqëse të Tiranës. Kujtojmë se maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too” dhe për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.

Arena e Lajmit

4 ditë nga Maratona e Tiranës, Veliaj publikon itinerarin: Më shume së 4500 garues të regjistruar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook