“Ditë e zezë për Anglinë”, shtypi britanik ironizon Tuchel-in, shkak deklaratat e gjermanit (FOTO)

Thomas Tuchel u zyrtarizua të mërkurën si trajneri më i ri i kombëtares angleze të futbollit. Ai do të jetë tekniku i 3 jo anglez në historinë e kombëtares së “Tre Luanëve”, Pas Sven Goran Erikson dhe Fabio Capellos.  Një vendim që ende pa u mbushur 24 orë ka ngjallur një debat i nxehtë në ishull, lidhur me faktin nëse tekniku gjerman është apo jo i duhuri për të marrë drejtimin e anglezëve. Është e përditshmja gjermane “Bild” e cila ka publikuar edhe reagimet e para të tabloidëve britanikë, mbi ardhjen në krye të pankinës së Tuchelit.

Ajo që bie menjëherë në sy në titujt e këtyre tabloidëve është fakti se në to ka doza të theksuara ironie për zyrtarizimin e Tuchel-it. Tituj të tillë si: Të paktën jemi të sigurte që do të fitojmë nga penalltitë, Ditë e zezë për Anglinë, Më falni, jam gjerman, apo edhe “Mirupafshim”, tregojnë më së miri se në Angli nuk e ka pritur shumë mirë faktin se do të tentojnë të fitojnë botërorin e dytë në histoi pas 2 vitesh, me në krye një teknik gjerman.

Sigurisht arsyeja kryesore, lidhet me rivalitetin historik që kanë patur në futboll, Anglia dhe Gjermania, por për t’i hedhur “benzinë zjarrit” akoma edhe më shumë ka menduar vetë Tuchel, teksa në konferencën e prezantimit i kanë “shpëtuar” fraza të tilla si: Nuk e di nëse do të këndoj himnin anglez, apo edhe më falni kam vetëm pasaportë gjermane, thënie këto, që sigurisht janë pritur jo mirë nga shtypi por edhe tifozët anglezë. Megjthatë tashmë është fakt që Tuchel o të jetë timonieri i ri i “3 Luanëve”. Marrëdhënia mes dy palëve nuk ka nisur siç duhet, megjithatë ata kanë të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të rregulluar raportin e për t’u bashkuar drejt objektivit, i cili është ai për ta rikthyer kombëtaren angleze në majën e futbollit botëror pas më shumë se 5 dekadave.

Tuchel 1
 

Tuchel 2

Tuchel 3

Tuchel 4

Tuchel 5

Tuchel 6
Tuchel 6
Arena e Lajmit

“Ditë e zezë për Anglinë”, shtypi britanik ironizon Tuchel-in, shkak deklaratat e gjermanit (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook