Deputetja e PD, Elda Hoti gjatë seancës së tensionuar parlamentare nxori një shishe të vogël duke spërkatur deputetët e maxhorancës.
U aludua se ajo hodhi benzinë, madje për këtë u përjashtua edhe nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Por në një sqarim, deputetja demokrate tha se nuk ishte benzinë, por ishte parfum, sipas saj si shenjë revolte pas dhunimit të deputetëve nga ana e Gardës.
“Nuk kam hedhur benzinë, por parfum si shenjë revolte pas dhunimit të deputetëve nga ana e Gardës, të cilët e theksoj nuk ishin të përjashtuar. Me urdhër të Spiropalit ne nuk jemi futur dot për 30 minuta, na u mohua ushtrimi i detyrës sonë të drejtë të cilën nuk na e kanë dhënë këta të korruptuar, por qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Kjo është e paprecedentë, nuk mjaftoi kjo…Në shkelje të rregullores dhe çdo ligji futën Policinë në Kuvend dhe kërcënuan deputetët. Tentativë për të trembur opozitën, Edi Rama nuk do t’ja dalë”, sqaroi Elda Hoti në një mesazh që dërgoi në emisionin “Opinion”.
(Arena e Lajmit)