Nga përplasjet me Gardën dhe Policinë te pretendimet se u përdorën armët dhe u hodh benzinë/ Çfarë ndodhi sot në Kuvend

Seanca e mbajtur sot në Kuvend ishte gjithçka përveçse tipike.

Ashtu siç edhe pritej, tensionet ishin prezente që në nisje të saj, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita e cila vijon t’i mëshojë “mosbindjes civile”.

Në përpjekje për të shmangur tensionet, deputetët e mazhorancës nisën të shkonin në Parlament rreth 90 minuta para nisjes së seancës, në mënyrë që të mos krijoheshin situata si ajo e tre javëve më parë, kur u penguan nga kolegët e opozitës të futeshin në godinë dhe u detyruan të përdornin hyrjen e sigurisë.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nisi seancën, jashtë godinës në hyrjen kryesore të Kuvendit, deputetët e opozitës kërkonin të hynin, gjë që u ndalua nga Garda, referuar vendimit të marrë nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e 24 prej tyre për periudha të ndryshme kohore, dënim që ka përfunduar vetëm për deputetin Edi Paloka, i cili ishte dënuar me 10 ditë përjashtim nga punime te Kuvendit.

Tensionet jashtë godinës janë shtuar, me deputetë që u përplasën me gardistët dhe tentuan disa herë të thyenin gardhin policor dhe atë metalik të vendosur para hyrjes.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka tentoi gjithashtu që t’i vendoste zjarrin një banderole të vendosur në gardh, ku lexohej “Edi Rama mafie” por edhe pas lyerjes me benzinë ajo nuk mori flakë. Më pas deputeti Dashnor Sula leu me benzinë dhe dogji xhaketën e tij.
Paralelisht me aksionin e deputetëve të opozitës, po mbahej protesta para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D” ndërsa pas përfundimit të fjalimeve protestuesit u bashkuan me deputetët para Kuvendit.

Në një moment tensioni, deputeti Luan Baçi përplas me forcat e sigurisë dhe pretendoi se një prej tyre i vendosi armën në gjoks duke e kërcënuar.

Në pamjet e siguruara për nga gazetari Osman Stafa, shihet se efektivi ka vendosur dorën në zonën e ijëve, aty ku sipas sqarimit nga ana e policisë në një njoftim të mëvonshëm, sqarohet se ishte vendosur spraj lotues.

Aksioni u mbyll me deklaratën e Flamur Nokës për mediat, i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, duke i kërcënuar që do të kenë fatin e ish diktatorit Enver Hoxha.

()

Arena e Lajmit

Nga përplasjet me Gardën dhe Policinë te pretendimet se u përdorën armët dhe u hodh benzinë/ Çfarë ndodhi sot në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook