Tre të plagosurit në Antwerpen, 2 shqiptarë dhe një grup nga Brukseli të përfshirë/ Çfarë dyshon policia

Përplasja me armë zjarri pasditen e së mërkurës, ngjarje e ndodhur në një apartament në Christusstraat në qendër të Antwerpen, dyshohet se ka lidhje me prishjen e pazareve për drogën ose prostitucionin.

Mediat vendase raportojnë se një grup nga Brukseli ishte takuar me dy shqiptarë në një banesë bosh.

Sipas një dëshmitari, të shtënat kanë ndodhur pas një diskutimi për disa apartamente buzë rrugës, ku prostitutat ofrojnë shërbimet e tyre. Megjithatë, hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë e një mosmarrëveshjeje për drogën, ndonëse në banesë nuk u gjetën gjurmë droge apo shuma të mëdha parash.

Është e qartë se takimi doli jashtë kontrollit.

Menaxheri i një dyqani poshtë apartamentit dëgjoi të shtënat dhe thirri shërbimet e urgjencës. Ata kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë zbuluar gjurmë gjaku në korridorin e pallatit. Në banesë kanë gjetur të plagosurin e parë. Pak më vonë ata morën një telefonatë të dytë dhe gjetën dy burra me plagë me armë zjarri në parkun e makinave Meir/Opera.

Të plagosurit, të cilët edhe u arrestuan, ndodheshin në gjendje kritike për jetën, por tani janë jashtë rrezikut për jetën.

Në incident janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, një 29-vjeçar banues në Bruksel dhe një 26-vjeçar shqiptar. Ata u kapën disa orë më vonë pas ngjarjes.

Të dy personat u sollën para gjyqtarit hetues dhe u arrestuan. Sipas avokatit të tij Mathias De Daele, i identifikuari si F.X, 26 vjeç, ka ushtruar të drejtën e tij për të mos folur.

Avokati Jens Van Hellemont, i cili përfaqëson të identifikuarin si A.G, 29-vjeçar, deklaroi se klienti i tij mohon të jetë i përfshirë në të shtënat.

Të dyshuarit duhet të dalin në gjykatë të hënën.

Arena e Lajmit

Tre të plagosurit në Antwerpen, 2 shqiptarë dhe një grup nga Brukseli të përfshirë/ Çfarë dyshon policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook