Juve-Lazio është një nga sfidat më të rëndësishme që rezervon kjo javë e Serie A. Thiago Motta, trajneri i “Zonjës së Vjetër” është i vetëdijshëm se e pret një ndeshje shumë e vështirë, për më tepër që edhe në këtë takim duhet të bëjë llogaritë me shumë mungesa:
“Do të jetë një ndeshje e bukur, duhet të bëjmë sa më mirë punën tonë për të dalë me një rezultat pozitiv. Përballë kemi një skuadër të mirë, me lojtarë që janë në një moment të mirë, gjithashtu kanë një trajner ekspert të cilin e vlerësojë shumë. Si është situata me mungesat? Nuk do të jenë Brmer, Milik, McKennie, Koopmeiners, Gonzalez dhe Conseiçao. Janë në dispozicion Weah dhe Fagioli”, u shpreh ndër të tjera Motta.
()