PD e kallëzoi në SPAK për 180 mln € abuzime në shitjen e energjisë, Balluku justifikohet. Reagon Bardhi: Mbi 88 mijë euro të grabitura në 8 orë

Pasi kallzoi në SPAK zv. Kryeministren Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, lidhur me tenderat e blerjes së energjisë elektrike, kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një tjetër thirrje Prokurorisë Speciale, për të marrë në administrim edhe deklaratat e bëra nga kreu i OSHEE-së, institucion që është nën varësinë e Ministrisë që drejton Balluku.

Në kallëzimin që Bardhi depozitoi në SPAK në emrin e Grupit Parlamentar të PD-së, thuhet se Balluku vetëm për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë.

“Balluku shmang shit-blerjen e energjisë në bursë, për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj. Shitja e energjisë jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë.

Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë.

Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm”, tha Bardhi.

Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, ka pasur një reagim nga kreu i OSHEE. Në një intervistë, kreu i OSHEE, Enea Karakiçi, e konsideron si një operacion krejt normal shitjen dhe blerjen e energjisë përmes bursës.

“Është një operacion normal dhe mëse i zakonshëm që ti të blesh dhe shesësh energji jashtë bursës.

E lejon ligji, e lejojnë rregullat dhe madje madje ka edhe elemente të sigurisë energjitike, sepse në bursë ti nuk bën blerje afatgjata, bën vetëm blerje afatshkurtra”, tha ai.

Pikërisht këtë deklaratë të kreut të OSHEE-së, Bardhi e konsideron si një provë që duhet të administrohet nga SPAK.

Në reagimin e tij gjatë pasdites, Gazment Bardhi thekson se ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike.

“Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!

Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!

Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mëh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro.

SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra”, thekson Bardhi në reagimin e tij,

Arena e Lajmit

PD e kallëzoi në SPAK për 180 mln € abuzime në shitjen e energjisë, Balluku justifikohet. Reagon Bardhi: Mbi 88 mijë euro të grabitura në 8 orë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook