Përplasjet në parlament/ Reagon Spiropali: Të panevojshme dhe të papranueshme! Brezi i ri nuk mund të ushqehet me kulturën e dhunës

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj me rektorët e universiteteve publike dhe atyre private, ka komentuar edhe përplasjet në Kuvend.

Spiropali tha se tensionet në parlament janë të panevojshme dhe të papranueshme. Ajo tha se këto skena nuk janë një shembull për brezin e ri. Sipas Spiropalit, brezi i ri asesi nuk mund të ushqehet me kulturën e dhunës.

Elisa Spiropali: Kundërshtari politik nuk është armik. Kaosi në parlament është krejt i panevojshëm dhe i papranueshëm. Duke thënë këtë, nuk dua që të mbaj qëndrim politik, as të jem palë në ndonjë nga palët në këtë konflikt, që është i dëmshëm për të gjithë në rezultat.

Dija mund të lërë pas e në hije këtë të kaluar. Në Kuvend ka hyrë tashmë brezi i katërt i post-pluralizmit. Ne duhet të japim një tjetër edukim tek brezi i ri. Qytetari i nesërm duhet të jetë një individ me përgjegjësi, i ushtruesit të pasionit dhe jo pasionit për ndeshje.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Përplasjet në parlament/ Reagon Spiropali: Të panevojshme dhe të papranueshme! Brezi i ri nuk mund të ushqehet me kulturën e dhunës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook