Tensionet në Kuvend/ “Etika” përjashton me 10 ditë nga seancat, Elda Hotin dhe Petrit Dodën

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi, për deputetët e PD, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Lajmi konfirmohet për nga gazetari Ergys Gjençaj.

Vendimi i “Etikës” vjen në lidhje me ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Hoti dhe Doda, të cilët ishin mes deputetëve të paktë që ndodheshin brenda sallës ku u zhvillua seanca plenare, krijuan incidente.

Deputetja Hoti derdhi mbi karriget dhe tavolinën një shishe me lëng që u dyshua benzinë, por që Hoti hodhi poshtë pretendimet, duke u shprehur se ishte thjeshtë aromatizues.

Veprimi i saj shkaktoi edhe ndërprerjen për 10 minuta të seancës nga kryetarja Elisa Spiropali, pasi disa deputetë u ankuan për aromën e rëndë.

Ndërkohë, deputeti Dodaj ishte ai që në nisje të seancës mblodhi disa karrige para foltores së Kuvendit, dhe më pas tentoi disa herë të ndalonte punimet e Kuvendit.

Ai pati edhe një debat me anëtarë të Gardës, duke u shprehur se një prej kolegëve të Gardës e kishte kërcënuar me jetë.

()

Arena e Lajmit

Tensionet në Kuvend/ “Etika” përjashton me 10 ditë nga seancat, Elda Hotin dhe Petrit Dodën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook