Juventus merr 3 pikë të arta, teksa mposhti 1-0 Lazion. Mysafirët nga kryeqyteti luajtën për pothuajse 70 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Romagnoli.
“Zonja e vjetër” vuajti jo pak pasi hasi vështirësi të madhe përballë murit lacial. Takimi u vendos nga një autogol i Milas, në fundin e ndeshjes. Juventus është në vendin e dytë me 16 pikë.