Paguhet më pak se Sylvinho, Federata Spanjolle “shpërfill” de la Fuente, rinovimi i tij nuk është prioritet

“Jam trajner kampion Evrope, por jam pa kontratë, jam akoma me kushtet si trajner i U-21. Ky është një rast unik në botë”. Kështu u shpreh pak ditë më parë Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, një deklaratë e cila bëri xhiron në rrjetet sociale.

Sipas mediave De la Funete paguhet afro 600 mijë euro në vit, më pak se sa Sylvinho, thjesht për të bërë një krahasim. Kjo situatë ka bërë që palët, Federata Spanjolle dhe de la Fuente të largohet akoma më shumë.

Trajneri kërkon kushte të tjera, kërkon një kontratë të re, por sipas mediave spanjolle, drejtuesit e federatës iberike i kanë bërë me dije se kontrata e tij nuk është për momentin një prioritet. Pas shpalli Spanjën kampione Evrope, për De la Fuente kishte disa oferta interesante, madje iu ofrua edhe stoli i SHBA-së, por trajneri i qëndroi besnik Spanjës me dëshirën për të triumfuar edhe në Botëror.

()

Arena e Lajmit

Paguhet më pak se Sylvinho, Federata Spanjolle “shpërfill” de la Fuente, rinovimi i tij nuk është prioritet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook