Roli i auditimit të brendshëm në identifikimin e abuzimeve më fondet, Albana Gjinopulli: Synohet adresimi e më pas minimizimi i risqeve në të ardhmen!

Albana Gjinopulli, drejtore e Drejtorisë së Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm në Ministrinë e Financave, ka folur në lidhje me rëndësinë dhe rolin e auditimit të brendshëm në identifikimin e më pas sistemeve në të ardhmen, duke synuar adresimin dhe minimizimin e risqeve për abuzimeve në të ardhmen.

Ajo shpjegoi edhe procedurën që ndiqet në rastet e abuzimeve me fondet.

“Të gjitha vendet që aspironin të ishin vend kandidat, u vendos kusht krijimi i një sistemi kontrolli të brendshëm financiar publik që do të siguronte transparencë dhe qendrueshmëri në menaxhimin e financave publike.
Raportet sqarojnë situatën e asaj që ka ndodhur dhe i referohet risqeve të ardhshme tek ata institucione që merren me menaxhimin e financave publike.
Rezultatet e auditimit evidentojnë atë që ka ndodhur, por përmes rekomandimeve ndikon në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për përmirësimin e sistemeve në të ardhmen, duke synuar adresimin dhe imunizimin e risqeve për abuzimeve në të ardhmen”, tha ajo.

A ka ndihmuar procesi i aditimit të brendshëm në identifikimin dhe menaxhimin e problemeve?

Mënyra si është konceptuar, në shtyllën tij të parë në menaxhimin financiar dhe kontrolli si pjesë kryesore ka pikërisht proceset e kontrollit menaxhimit të riskut dhe të qeverisjes. Auditimi i brendshëm krijohet si funksion i pavarur pikërisht për të vlerësuar nëse institucionet publike kanë vendosur sisteme të kontrollit të brendshëm , po e menaxhojnë riskun efektivisht dhe po adresojnë ato problematika të cilat duken aktuale dhe vlerësohen si të nivelit më të lartë.
Kjo është edhe arsyeja pse audituesve i kërkohen që në raportin vjetor të paraqesin edhe një opinion mbi sistemet e kontrollit dhe menaxhimtit të riskut ku vlerësohet në ç’masë institucioni ka adresuar risqet, qofshin ato financiare, strategjike apo operacionale.
Ka rëndësi që audituesi jo vetëm vlerëson deri në ç’masë, por përmes rekomandimeve ofron sugjerime apo ide se cilat janë risqet që duhet të merren në konsideratë në të ardhmen nga institucioni.

Po në rastet e abuzimeve me fondet?

Sistemi për parandalimin dhe luftën kundër abuzimeve dhe korrupsionit përfshin shumë institucione. Auditimi është një nga hallkat e këtij sistemi. Nis me auditimin e brendshëm i cili vlerëson sistemin e kontrollit të brendshëm në kuptimin sistemin e rregullave dhe procedurave që titullari duhet të krijojë për të parandaluar dhe identifikuar në kohë rastet e abuzimeve shkeljeve dhe korrupsionit.
Auditimi i brendshëm vlerëson nëse rregullat e procedurat funksionojnë efektivisht pra japin rezultat apo jo. Në rast identifikimi ato raportohen tek titullari i institucionit.

()

Arena e Lajmit

Roli i auditimit të brendshëm në identifikimin e abuzimeve më fondet, Albana Gjinopulli: Synohet adresimi e më pas minimizimi i risqeve në të ardhmen!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook