Shfrytëzim prostitucioni, Gjykata e Fierit jep vendimin për dy shtetase

Gjykata e Fierit ka shpallur vendimin ndaj dy shtetasve që janë hetuar nga Prokuroria për shfrytëzim prostitucioni.

Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se Prokuroria përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Y.Xh. dhe H.O. për veprat penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’ parashikuar nga neni 114/1 dhe 115 të Kodit Penal.

Gjykata dënoi me 5 vjet burg shtetasen Y.Xh, ndaj së cilës u aplikua gjykimi i shkurtuar duke përfituar uljen me 1/3. Ndërsa për shtetasen tjetër H.O u vendos dënimi me 1 vit burg dhe nga ulja e 1/3 së dënimit, përfundimisht dënohet me 8 muaj burgim.

Njoftimi zyrtar

Në kuadër të hetimeve të kryera duke përdorur metoda proaktive mbi procedimin penal nr.294, regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, më datë 30.11.2022, rezultoi se shtetasja Y.XH, në ambientet e lokalit të saj të marrë me qera të ndodhur në lagjen “Apollonia”, Fier ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen H.O, ku kjo e fundit ushtronte këtë veprimtari me klientët e lokalit kundrejt shumës 3.000-5.000 lekë.

Me vendimin nr.62-2024-41-58 (606) datë 29.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Y.Xh për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe në bazë të nenit 114/1 të K.Penal dënimin e saj me 4 vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurës Y.Xh për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe në bazë të nenit 115 të K.Penal dënimin e saj me 2 vjet burgim.

3. Në bazë të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura Y.Xh dënohet me 5 vjet burgim.

4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurës Y.XH i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 3 vjet e 4 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurës H.O për kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” dhe në bazë të nenit 113/1 të K.Penal dënimin e saj me 1 vit burgim.

6. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurës H.O i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 8 muaj burgim.

7. Në bazë të nenit 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të dënimit për të pandehurën H.O duke e vënë në provë për 16 muaj me kusht që gjatë afatit të provës mos të kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, Dega Territoriale Fier.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.

Arena e Lajmit

Shfrytëzim prostitucioni, Gjykata e Fierit jep vendimin për dy shtetase

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook