“Dyqanet e vogla po falimentojnë”, Teliti: Shkak ushqimet me lista! Të vendoset minimumi jetik

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, reagon ndaj falimentimit të shumë dyqaneve të vogla ushqimore, të cilave, sipas tij, listat e ushqimeve bazë po ja bëjnë të pamundur mbijetesën në tregun vendas.

Sipas Telitit, zgjidhja qëndron te vendosja e minimumit jetik.

Më poshtë statusi i Telitit:

USHQIMET ME LISTA, SHKAKTARI KRYESOR PËR FALIMENTIMIN E DYQANEVE TË VOGLA!

❌Pas lajmeve të hidhura të Eurostat, ku thuhej se 46% e shqiptarëve jetojnë të zhytur në gropën e thellë të varfërisë,

❌Pas lajmeve të trishta nga Unicef, ku thuhej se 47% e fëmijëve shqiptarë janë të keq-ushqyer,

❌Pasi qeveria nuk shtoi asnjë qindarkë këtë vit për 65mijë familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe aftësi të kufizuar,

❌Pasi u tallën me 25-leksha, me gjoja indeksimet e pensioneve,

❌Dhe rritjes së përmuajtshme të cmimeve të ushqimeve bazike,

🆘Rezultati ishte i pritshëm…varfëria rritet dita ditës…listat ushqimore shtohen gjithnjë e më shumë…dyqanet e vogla ne lagjet e qyteteve shqiptare po mbyllen masivisht, pasi spo ja dalin dot më të mbijetojnë.

🔷Sot më shumë se kurrë nevojiten vendime të forta dhe kurajozë, sot më shumë se kurrë nevojitet të implementohet minimumi jetik, ndryshe ditë edhe më të errta presin ekonominë, sipërmarrësin dhe sidomos tryezën e boshatisur familjare.

✅Reagoni, reagoni, reagoni, ndryshe nuk vjen ndryshimi! #osotokurrë

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Dyqanet e vogla po falimentojnë”, Teliti: Shkak ushqimet me lista! Të vendoset minimumi jetik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook