Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 42-vjeçari në Fier (Emri)

Policia në Fier ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi ishte në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Mario Cukaj.

“Fier/ Kapet 1 shtetas i shpallur në  kërkim kombëtar për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, vihet në pranga 42-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë  kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan shtetasin M. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 42-vjeçari në Fier (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook