Shkuan pas denoncimit për dhunë në familje/ Kundërshtoi efektivët dhe plagosi me thikë në dorë e fytyrë policin, arrestohet 30-vjeçari (Emri)

SHKODËR

Policia e Shkodrës ka arrestuar 30-vjeçarin që kundërshtoi me dhunë policët dhe plagosi me thikë në dorë e fytyrë një efektiv.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku në lagjen “Guerile”, Shkodër, shtetasi Petrit Isaj, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç, të cilët kishin shkuar te banesa e këtij shtetasi pas njoftimit të marrë për dhunë në familje, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arena e Lajmit

Shkuan pas denoncimit për dhunë në familje/ Kundërshtoi efektivët dhe plagosi me thikë në dorë e fytyrë policin, arrestohet 30-vjeçari (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook