VIDEO/ Manaj rikthehet “i frikshëm” pas dëmtimit, dopietë me Sivasspor

Rei Manaj protagonist. Sulmuesi kuqezi i Sivasspor  ka realizuar dopietë mesditën e kësaj të diele, teksa ndëshkoi dy herë  portën e Hatayspor. Fillimisht, ylli kuqezi realizoi me kokë, pas një krosimi të Turgunboev, në minutën e 43-të.

Për të parë golin e dytë personal të tij, u desh të vinte minuta e 73-ë, kur ai përktheu në gol një 11-metërsh.

27-vjeçari rikthehet kështu në formë, teksa në ndeshjet e fundit ka munguar për shkak dëmtimi. Manaj nuk luajti në 3 ndeshjet e kaluara të kampionatit, sakaq nuk u grumbullua as nga Sylvinho për takimet e rëndësishme të tetorit.

Në 6 ndeshje, lojtari në këtë sezon ka shënuar 3 gola, ndërsa nuk ka provuar ende shijen e asistit. Në edicionin e parë, Manaj arriti në kuotën e 18 golave.

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Manaj rikthehet “i frikshëm” pas dëmtimit, dopietë me Sivasspor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook