“Familja është e tronditur”, Erisa Xhixho për masën e SPAK ndaj të atit: Dosje paçavure! Nuk ka fakte

Zëvendës -presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka komentuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi, ndaj babait të saj, i cili përmendet në dosjen e SPAK të Ilir Metës dhe Monika kryemadhit.

Xhixho u shpreh në emisionin ‘Open’ se ajo dhe familja e saj ishin të tronditur dhe se lajmin e kishin marrë nga media, jo me procedurë paraprake.

Ajo hodhi poshtë akuzat e SPAK se babai i saj “duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, në zbatimi të porosive të marra nga subjektet Meta dhe Kryemadhi jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP”.

“Së pari, duhet të them që patjetër jam e tronditur unë dhe familja ime. Nuk e kemi pritur. E kam marrë vesh nga mediat, ia kam komunikuar unë babait tim dhe nuk ka patur procedurë paraprake.

Babai im ka shumë vite që ka qenë zyrtar i këtij shteti. Në fushën e telekomunikacioneve, ai ka drejtuar AKEP si institucion kushtetues që funksionin me bord. Dhe bordi merr vendime që janë publike.

Nga çfarë pashë unë në dosje nuk pashë asnjë fakt prove vendimmarrje për ato që janë pretenduar. Nuk ka asnjë shkelje të tillë, në dosje. Nuk është akuzuar për asnjë përfitim personal. Ligji duhet të funksionojë mbi prova dhe fakte. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë për akuzat e hedhura.

Dosja është paçavure, sepse e mire kopsitur duhet të kishte shkeljet ligjore dhe akuzat. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Ai do ta ndjerë në rrugë ligjorë gjithë procesin. Është një shtetar që i ka shërbyer me ndershmëri këtij vendi”, tha Xhixho.

Kujtojmë se sipas SPAK, “personi nën hetim Pirro Xhixho, duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet Meta dhe Kryemadhi jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Për këto arsye, personat nën hetim Meta dhe Kryemadhi ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim Pirro Xhixho, i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale”.

Arena e Lajmit

“Familja është e tronditur”, Erisa Xhixho për masën e SPAK ndaj të atit: Dosje paçavure! Nuk ka fakte

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook