Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe njëherësh Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun Jola Hysaj ka publikuar një rast të rëndë të ndodhur në Durrës, ku një grua e moshuar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.
Hysaj shprehet se ky është një akt shokues, duke shtuar se qeveria “noton” në luks e qytetarët në varfëri.
“Akti i ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Durrësit e ulëritës, shokues, tronditëse. Ku skamja është aq e tmerrshme sa zonja tentoi të vetë digjej si zgjidhje e 1000 problemeve të saj.
“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi”
Këto janë vargjet e Migjeni që për fatkeqësinë e Shqipërisë sot vazhdon të mbetet më aktual se kurrë.
Edhe sa do duroj ky popull?
Sa darka tek “Nusreti” do haj ende me grykësin dhe pangopjen kjo qeveri, ky shtet ,në mund të quhemi një I tillë?
A nuk duhet të jetë qeveri dhe qeveritarët shërbyes të popullit?
Apo këta duhet të jenë gërryesit e ekzistencës se ç’do qënie ekzistente në këtë Shqipëri plotë halle e trauma,ku shumë fshihen si struci e të tjerë heshtin prej kafshatës se bukës”, shkruan Jola Hysaj.
(Arena e Lajmit)