Historia e dashurisë brenda spitalit, shefi i Urgjencës surprizon në studio mjeken

Ditën e sotme, mjekja psikiatre, Arjana Rreli, dhe shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, kanë treguar në emisionin “Rudina” historinë e tyre të dashurisë.

Ata treguan se përditshmëria e tyre është gjithnjë me oraret e zgjatura, kanë takimin në orën 7 të mbrëmjes ku nuk mungojnë miqtë apo vajzat, por mbi të gjitha, kuptohen në të njëjtën lartësi mendimi. Ajo e cilësoi Bratajn si person romantik, ndryshe nga ajo që kemi mësuar të shohim në ekran.

Biseda në studio:

Rudina Magjistari: Sa njeri i surprizave është zoti Brataj?

Arjana Rreli: Për këtë nuk ka shok besoj. Nuk ka shok, sepse është ai që të thotë “Arjana, jam në Vlorë” dhe për gjysmë ore shfaqet aty me një trëndafil në dorë, është ai që nuk harron çdo Shën Valentin të sjellë tufën me tulipanë si simbol i dashurisë, është ai që shumë shpesh thotë “do të ikim për darkë sonte?”, po, dhe në tavolinë ti gjen miq që i ke bërë një javë përpara muhabet “sa na mori malli” dhe ai ka thënë “Arjana ka mall”, kështu që është një gjë shumë e bukur.

Më pas në studio u shfaq mjeku Skënder Brataj, i cili e surprizoi Arjanën publikisht duke hyrë në studio me një buqetë tulipanësh të bardhë.

Historia e dashurisë brenda spitalit, shefi i Urgjencës surprizon në studio mjeken

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook