Me Qazim Laçin titullar dhe me Tucin të dëmtuar, Sparta e Pragës u dorëzua pa kushte përballë Man.City. “Qytetarët” e Pep Guardiolës ishin të papërmbajtshëm në këtë takim duke mposhtur çekët me “manita”, ky ishte rezultati i 26 radhazi pozitiv në Champions League duke vendosur një rekord të ri në këtë turne.
Foden hapi siparin e golave që në minutën e 3-të, ndërsa në fraksionin e dytë stafetën e mori Haaland. Biondi realizoi një super gol në minutën e 58-të, një veprim akrobatik që solli në kujtesën e tifozëve golat e Ibrahimovic. Në të 64-tën, Stons me një goditje të bukur me kokë dërgoi shifrat në 3-0. Katër minuta më pas Haaland kompletoi pokerin e golave për City dhe “dopietën” e tij personale. Fal këtij dygolëshi, Haaland shkoi në kuotën e 21 golave në 23 ndeshje në Champions League. Për të kompletuar këtë mbrëmje perfekte mendoi Nunes që në minutën e 88-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke sigluar shifrat përfundimtare në 5-0.
Në përfundim të ndeshjes, Pep Guardiola nuk nguroi t’i bënte komplimenteve Erling Haaland për ndeshjen e zhvilluar: “Është e pabesueshme talenti që ka ky djalë. Ka një kapacitet të jashtëzakonshëm. Ai mund të prek topin 15 herë, por 7-8 prej tyre i ka raste. Shënoi dy gola, por mund të shënonte edhe dy të tjerë”. Me 7 pikë në 3 ndeshje, Man.City renditet në vendin e tretë.
()