Shehaj i shkon Ramës te Kryeministria me dosjen që u arrestua Meta: Këtu janë emrat e pushtetarëve dhe oligarkëve që vjedhin shqiptarët

Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka zbuluar detaje të reja rreth dosjes në bazë të së cilës u arrestua ish-Presidenti Ilir Meta duke folur nga para ambienteve të Kryeministrisë. Sipas Shehajt, kjo dosje përmban emrat e pushtetarëve të tjerë që, sipas tij, kanë abuzuar me pushtetin në Shqipëri.

“Kjo është dosja në bazë të së cilës është arrestuar Ilir Meta,” theksoi Shehaj. Ai shtoi se emri i kryeministrit Edi Rama është gjithashtu i pranishëm në këtë dokument, duke nënkuptuar se shumë nga ministrat dhe oligarkët e lidhur me të kanë ndarë pushtetin dhe kanë keqpërdorur burimet e shtetit për përfitime personale.

Shehaj përmendi se, sipas dosjes, janë marrë vendime ligjore që kanë favorizuar oligarkët në vend të qytetarëve shqiptarë. “Në këto dhoma, janë marrë vendime sesi të bëheshin ligjet jo në favor të qytetarëve, por në favor të oligarkëve,” tha ai, duke theksuar se ky ka qenë një faktor i rëndësishëm në kapjen e ekonomisë.

Deputeti kërkoi që të bëhet një fund i pandëshkueshmërisë në Shqipëri, duke insistuar se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Edi Rama përballet me drejtësinë. “Qytetarët shqiptarë duan fundin e pandëshkueshmërisë dhe kjo ka për të ndodhur vetëm nëse Edi Rama del para drejtësisë,” përfundoi Shehaj.

Arena e Lajmit

Shehaj i shkon Ramës te Kryeministria me dosjen që u arrestua Meta: Këtu janë emrat e pushtetarëve dhe oligarkëve që vjedhin shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook