Prova e radhës është Bylisi, në Laç nuk pajtohen vetëm me mbijetesën

Ndryshimi i trajnerit ka rezultuar një goditje në radhët e skuadrës së Laçit. Kurbinasit vuajtën në fazën e parë dhe u zhbllokuan me fitore vetëm në javën e nëntë ku mposhtën në shtëpi Vllazninë. Kjo ishte edhe një ndeshje kthese për Laçin që arriti të merrte edhe një barazim me pak fat në Korçë kundër Tiranës.

Por jo vetëm fat, pasi trajneri Moreiro e tregoi se ka sado pak dorë në skuadër edhe në ndeshjen me Egnatian, ku këta të fundit nuk arritën të ndërtonin numrin e aksioneve që kryejnë pothuajse çdo ndeshje si edhe u mposhtën me shifrat 2-0.

Prova e radhës do të jetë Ballshi, ndërsa te skuadra e Laçit nuk bien dakord se ekipi duhet të luftojë për mbijetesë, por me organikën e këtij sezoni, kurbinasit pretendojnë më tepër. 7 pikë në tri ndeshjet e fundit dhe një formë e mirë e Bylisit, do të sjellin një përballje shumë të luftuar ditën e hënë në qytetin e Ballshit.


Arena e Lajmit

Prova e radhës është Bylisi, në Laç nuk pajtohen vetëm me mbijetesën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook