Gjykata e Elbasanit njofton se më datë 05.11.2024 në orën 09:30 minuta do të mbahet seanca për vleftësimin e masës së sigurisë për pedagogët e arrestuar për korrupsion.
“Përshëndetje ju informojmë se,
Në lidhje me ngjarjen e datës 01.11.2024 të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u regjistrua procedimin penal 1362/2024 për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan caktoi seancën për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” më datë 05.11.2024 ora 09:30”, thuhet në njoftim.
Kush janë pedagogët e burgosur:
- Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
- Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
- Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
- Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
- Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
- Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
- Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
8- G.H., sekseri
Shtatë pedagogë të Universitetit të Elbasanit të lëndëve të mësuesisë u arrestuan nën dyshimin për korrupsion. Ata janë akuzuar nga studentët, se kanë kërkuar 150 deri në 500 euro për provim, në këmbim të notave kaluese.
(Arena e Lajmit)