Adriatik Lapaj tha se Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk do të marrë 90 mandate, por do të marrë një ndëshkim që askujt nuk i vete në mendje.
Në emisionin “Open” në News24, Lapaj tha se nëse Rama merr 90 mandate, atëherë ai do të vendosë që shqiptarët të rrinë me kokën poshtë e këmbët lart.
“Pse çfarë u bë këtu deti kos? Pse çfarë është ai Zoti që thotë do të marr 90 dhe t’i marrë. Nëse ai merr kaq mandate duke vjedhur zgjedhjet, atë do e arrestojnë në zyrë, do vejë në burg”, tha Lapaj.
Ai shtoi se 80% e ekipit me të cilën erdhi në pushtet, Edi Rama i ka në burg ose kandidatë për burg.
“AI është Sude, është një piramidë që shqiptarët do e shembin përfundimisht”, tha Lapaj.
Reagimet e kreut të “Shqipëria Bëhet” vijnë në një kohë kur Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve me pensionistët i ka cilësuar partitë e reja si Sudet, që bëjnë premtime që nuk mbahen lidhur me rritjen e pensioneve.