Bilanci në derbi/ Dy vitet e fundit, “Demat” e Partizanit janë superfuqia e kryeqytetit

Në vitet e fundit Partizani po arrin të ketë një raport shumë të mirë me derbet dhe mund të konsiderohet edhe si një mjeshtër i këtyre ndeshjeve, që kanë tjetër karakteristikë, krahasuar me të tjerat. Së fundmi ata arritën të fitonin me Dinamon në një ndeshje të heshtur në tribuna, por shumë të flaktë në fushë, me Rrapajn dhe Carën, që vendosën diktatin në “Elbasan Arena”.

Me këtë fitore, të kuqtë konfirmuan se mbeten ekspertë të përballjeve kundër Dinamos dhe Tiranës. Në dy vitet e fundit të kuqtë kanë humbur vetëm një ndeshje kundër Dinamos dhe asnjë betejë kundër Tiranës.

Në 14 ndeshje në total të luajtura me Dinamon dhe Tiranën në dy vitet e fundit, Partizani është mposhtur vetëm një herë vjet kundër Dinamos, teksa në ndeshjet e tjera ka barazuar ose fituar. Në tetë beteja me Tiranën numëron 5 triumfe dhe 3 barazime, teksa me Dinamon bilanci është 3 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime. Statistika, që tregojnë se aktualisht në kryeqytet superfuqia janë “Demat”.


Arena e Lajmit

Bilanci në derbi/ Dy vitet e fundit, “Demat” e Partizanit janë superfuqia e kryeqytetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook