“Çfarë u bë me dosjen I.M?”, Gazment Bardhi akuza Autoritetit të Dosjeve: U përdorët politikisht

Në Komisionin e Ligjeve, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi dyshime të forta për përdorimin politik të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit.

Bardhi, tha se ky institucion është vetë ofruar për t’u keqpërdorur politikisht për dosje të veçanta, e si shembull ai solli debatin mi dosjen “I.M.”.

“Një nga arsyet pse Kuvendi ja u jep paratë është të bëni detyrën dhe të mos ngatërroheni me politikë. Dy vite më parë, nxorët një letër dhe ia dhatë Kryetares së Kuvendit, sikur keni zbuluar një gjë të madhe. Lindita Nikolla doli në konferencë dhe shpalli tronditjen e saj politike, njerëzore e psikologjike. U morën mediat dy muaj dhe u harruan. A mund të na thoni ça u bë me atë çështje? U përfshitë në politikë! U keqpërdorët politikisht dhe çështja u shua! A mund të na thoni çfarë po ndodh? U shokua në atë kohë kryeparlamentarja. Taulant Balla lidhi kokën me shami. Kjo vë në pikëpyetje integritetin e këtij institucioni dhe ju nxjerr lehtësisht të keqpërdorur publikisht. Një iniciativë nga ana juaj, pa e kërkuar njeri. E keni shqetësuar Lindita Nikollën ju apo ca është bërë me këtë çështje?!”, deklaroi Bardhi.

Kryetarja e Autoritetit, pranoi se çështja ka ngelur vetëm si debat politik dhe në vazhdim nuk është kryer asnjë verifikim.
“Ne nuk kemi pasur ndonjë kërkesë për verifikim të figurës për personin në fjalë. Në qoftë se do të ketë ne do ta bëjmë”, u shpreh Autoriteti.


Arena e Lajmit

“Çfarë u bë me dosjen I.M?”, Gazment Bardhi akuza Autoritetit të Dosjeve: U përdorët politikisht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook