EMRI/ Tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut, ndalohet kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, zbardhet skema

Kurbin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin Kristo Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.


Arena e Lajmit

EMRI/ Tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut, ndalohet kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, zbardhet skema

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook