Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi fton Dario Dakën për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë

Kombëtarja U-21 nisi zyrtarisht pasditen e së hënës përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë. Një pjesë e lojtarëve të bashkuar në grumbullim u stërvitën me Kombëtaren A në stadiumin “Air Albania“, ndërsa grupi pritet të jetë i plotë në seancën e radhës stërvitore.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që të thërrasë edhe Dario Dakën. Futbollisti i Leçes do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të përgatitet për dy ndeshjet miqësore.

Shqipëria U-21 do të luajë takimin e parë ndaj Moldavisë më 15 nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës.


Arena e Lajmit

Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi fton Dario Dakën për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook