Çekia sfidon Shqipërinë në Nations League, në ndeshjen që do luhet pas disa ditësh. Tomas Holes, mbrojtësi i çekëve, në një intervistë të dhënë është shprehur se ndaj kuqezinjve pret një takim të fortë.
“Po presim të luajmë ndeshjen më të rëndësishme dhe jemi të lumtur që gjithçka është në dorën tonë. Do të jetë një ndeshje ndryshe në krahasim me atë që Pragë. E dimë atmosferën e ndezur që na pret atje dhe që do të jetë një ndeshje e fortë”- tha ai.
Holes ka luajtur 32 ndeshje me Çekinë. Ai ka qenë më parë pjesë edhe e përfaqësueses së të rinjve.
(J.S/)