NBA/ Të pamposhtur, Cleveland nuk njeh rival, vjen fitorja e 12 në 12 ndeshje

Askush nuk e priste, por ndeshje pas ndeshje në këtë sezon të ri të NBA ata po konfirmohen si skuadra për t’u mundur. Ndoshta është ende herët për ta thënë diçka të tillë, por Cleveland Cavaliers janë ende të pamposhtur këtë sezon.

Ata kanë korrur mbrëmjes e së hënës edhe  fitoren e 12-të radhazi, pa e provuar ende shijen e humbjes. Cavaliers fituan 119-113 në fushën e Chicago, ku protagonist ishte Donovan Mitchell, autor i 36 pikëve. Sfida ishte e ekuilibruar 5 minuta nga fundit, ku rezultati ishte i barabartë 106-106, por Calvajers më pas ditën të krijonin avantazhin përcaktues për të siguruar fitoren e radhës.

Fiton edhe skuadra texane e San Antonio, që mundi 116-96 Sacramento, në një ndeshje ku Victor Wembayama ishte më i miri për Spurs, pasi realizoi 34 pikë e 14 rebound.

Një triumf në sekondat e fundit për Brooklyn, që mundi 107- 105 New Orleans jashtë fushe teksa  7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Skuadra e Oklahomës ndërkohë rikthehet te fitorja, duke mundur 134-128 Clippers dhe duke udhëhequr kështu në Konferencën e Perëndimit. Alexander Shai me 45 pikë ishte lider për vendasit.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes sukses arriti edhe ekipi i Houston Rockets,  që falë 27 pikëve e 17 rebound të Sengun, mundi 107-92 Washington.


Arena e Lajmit

NBA/ Të pamposhtur, Cleveland nuk njeh rival, vjen fitorja e 12 në 12 ndeshje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook