Prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen, 15-vjeçari nga Postriba gjendet në Tiranë/ Dyshohet se u largua nga banesa për shkak të…

Një 15-vjeçar nga Postriba, i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen e tij, është gjetur nga policia, me ndihmën edhe të familjarëve, në Tiranë.

A. Bibaj, u gjet në zonën e Babrrusë në gjendje të mirë shëndetësore.

Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë.

Mëngjesin e djeshëm pasi shoqëroi vëllain në shkollë, 15-vjeçari ishte larguar në drejtim të paditur.

Mungesa në shkollë, por edhe moskthimi në shtëpi, ka shqetësuar prindërit ndërsa babai i tij, Agim Bibaj denoncoi rastin në polici.
Ditën e sotme, u raportua në media se djali ishte larguar nga banesa pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë. Kjo të paktën dëshmive të shokëve të 15-vjeçarit.

Pas një angazhimi të policisë, 15 vjeçari u gjet nga forcat e policisë dhe i është dorëzuar familjes.

Ai pritet të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa dhe po ashtu do të trajtohet me psikologë në mënyrë që të kuptojë veprimin e gabuar nga ana e tij.


Arena e Lajmit

Prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen, 15-vjeçari nga Postriba gjendet në Tiranë/ Dyshohet se u largua nga banesa për shkak të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook