Proda në Kosovë, takon homologun Hoxha: Veprime operacionale të përbashkëta me qëllim…

Drejtues Madhor Ilir Proda, vizitën e parë jashtë vendit, si kreu i Policisë së Shtetit e zhvilloi në Policinë e Kosovës. Proda u prit nga homologu i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Gjatë takimit, Proda dhe Hoxha, të shoqëruar nga drejtues të lartë të policive respektive, diskutuan mbi mënyrat si mund t’i sinkronizojnë më shumë kontrollet dhe veprimet operacionale, me qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe garantimin e lëvizjes së sigurtë të shtetasve, mjeteve dhe mallrave.

Drejtorët theksuan se këto qëllime të përbashkëta, madhore, mund të arrihen vetëm nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit për shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve, me qëllim goditjen e grupeve kriminale të implikuar në trafiqe të paligjshme.

Më tej, drejtuesit e 2 policive u dakordësuan për eliminimin e burokracive në metodat e veprimit gjatë punës policore, si dhe për shtimin e hetimeve proaktive në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në të dyja vendet, elemente të cilat do të mundësojnë finalizimin e një sërë operacionesh policore, kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Takimi u përmbyll me zotimin e 2 drejtorëve, për rritje të mëtejshme të bashkëpunimit në të ardhmen dhe për zgjerimin dhe në fusha të reja me interes të përbashkët.


Arena e Lajmit

Proda në Kosovë, takon homologun Hoxha: Veprime operacionale të përbashkëta me qëllim…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook