Numri një i stolit të Spanjës, De La Fuente ka dhënë mendimin e tij për situatën te skuadra, në prag të ndeshjeve të Nations League ndaj Danimarkës dhe Zvicrës.
“Ne fillojmë përgatitjet ditën e martë me një seancë stërvitore me dyer të hapura. Në Tenerife do të ketë seanca trajnimi solidariteti për të mbledhur fonde për viktimat e kësaj fatkeqësie në Valencia.
Do të përdor atë fjalë që na pëlqen shumë. Familja po rritet dhe ne duhet të shtojmë elementë të rinj. Është koha t’u japim mundësinë lojtarëve që po e fitojnë atë. Ne duhet të njohim potencialin e shumë lojtarëve të rinj”.
Mungesa e Carvajal dhe Rodri “Ata lojtarë janë të pazëvendësueshëm, lënë boshllëk në skuadrat që duhet të përballen me mungesën e tyre”,- tha ai.
(J.S/)