Spiropali pret deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryeparlamentarja: Respektimi i të drejtave të shqiptarëve, detyrim i Beogradit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

Kryetarja Spiropali dhe deputeti Kamberi diskutuan mbi bashkëpunimin e Kuvendit me institucionet dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mbështetjen e zhvillimit dhe rritjen e mirëqenies ekonomike e sociale, përmirësimin e shërbimeve publike arsimore e shëndetësore, forcimin e identitetit kombëtar e kulturor, bashkëpunimin e forcave politike shqiptare të Luginës, respektimin e të drejtave të tyre, nxitjen e dialogut me institucionet dhe rritjen e përfshirjes së shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, por edhe kudo tjetër në Serbi, në proceset integruese të vendit.

Spiropali nënvizoi se pozita e fortë ndërkombëtare e Shqipërisë do të jetë një garanci më shumë për sigurimin e mbështetjes për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


Arena e Lajmit

Spiropali pret deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryeparlamentarja: Respektimi i të drejtave të shqiptarëve, detyrim i Beogradit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook