“Aksioni kamikaz”, arrestohen 5 persona, mes të cilëve një shqiptar/ Tentuan të rikuperonin një sasi të humbur kokaine…

Policia detare e Belgjikës arrestoi pesë persona të moshës nga 20 deri në 42 vjeç pasi u kapën në një kalatë të njohur për shkarkimin e ngarkesave të drogës.Ndaj të dyshuarve u vendos urdhëri i arrestit nga gjyqtari hetues në Antwerp.

Policia ka pikasur një automjet dhe e ka ndaluar atë për kontroll. Në makinë ndodheshin dy holandezë, dy nga Borgerhout dhe një shqiptar. Ata thuhet se kishin planifikuar të kryenin atë që quhet “heqja kamikaze”.

Një aksion kamikaz është përpjekja e fundit për të rikuperuar një sasi të humbur kokaine, pavarësisht nga mundësia e lartë për t’u kapur.

“Në deklaratat e tyre të para, të arrestuarit nuk kishin asnjë shpjegim të qartë se përse ishin aty”, tha zyra e prokurorisë. Automjeti përmbante materiale që mund të përdoreshin për të thyer konteinerët e hapur.

Prokuroria ka kërkuar hetim gjyqësor. Të martën, të pestët dolën para gjyqtarit hetues, i cili caktoi masat e sigurisë me burg.

Prokuroria shton se së fundmi në kalatën 504 u gjetën dy ngarkesa kokaine në total 100 kg. Nuk dihet ende nëse ka lidhje me autorët e arrestuar.


Arena e Lajmit

“Aksioni kamikaz”, arrestohen 5 persona, mes të cilëve një shqiptar/ Tentuan të rikuperonin një sasi të humbur kokaine…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook