Batutat/ “Ka dy ditë që rri atje dhe pi alkool”, debatet PD-PS për dëshminë e Beqajt. Korreshi: Ne plaka s’na jep një gjel deti, ju…

Në Komisionin Hetimor parlamentar për konccensionet në shëndetësi vijojnë përplasjet mes pozitës dhe opozitës, ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj vijon të qëndrojë në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, në pritje të një vendimi nëse do të lejohet që të japë ose jo dëshminë.

Deputeti socialist Plarent Ndreca, nënkryetar i Komisionit Hetimor tha se Ilir Beqaj ka 30 orë që pret të flasë dhe nuk lejohet nga opozita.

Debatet

Në Komisionin Hetimor parlamentar për konçensionet në shëndetësi vijojnë përplasjet mes pozitës dhe opozitës, ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj vijon të qëndrojë në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, në pritje të një vendimi nëse do të lejohet që të japë ose jo dëshminë.

Deputeti socialist Plarent Ndreca, nënkryetar i Komisionit Hetimor tha se Ilir Beqaj ka 30 orë që pret të flasë dhe nuk lejohet nga opozita.

Ndreca: Ai ka 30 orë që pret atje

Vokshi: S’ka 30 orë ai, se ka vajtur ka fjetur aty ku e ka vendin. E sollët me pranga këtu dhe turp nuk e lini të dëshmojë.

Ndreca: Po shpreh vullnetin që kjo listë të ezaurohet deri kur të kemi afatin ligjor. Që ne ta ezaurojmë rendin e ditës, ta nisim menjëherë.

Vokshi: Kur na mori 7 orë Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj na merr 17 orë. Kur e mblidhni ju Komisionin për të dëgjuar të tjerët?

Ndreca: Ne nuk kemi mbaruar me dëshmitarin e parë, vjen menjëherë i dyti e me rradhë. Pa e filluar ne nuk e dimë sa orë mund të zgjasë dëshmia e Beqajt

Vasili: Çfarë muhabetesh janë këto, sikur jemi mbledh me pi birra? Pse komision është ky siç thoni ju?

Spaho: Vini këtu edhe zgërdhiheni, ju qeshni edhe kur shpallen investitorë strategjikë gjithë karagjozët. Kjo është tragjike, në duart e kujt ka rënë ky vend, gjithë karagjozët e Shqipërisë i keni bërë investitorë strategjikë. Pse i ulni kokat, jepni përgjigje.

Korreshi: Ai ka dy ditë që rri atje, po pi alkool dhe mos na vjen i dehur këtu. Këtë parlament e keni bërë si lëvozhg groshe. Ju na thoni lëreni Beqajn të flasë, po ne ju themi silleni Edin të flasë. Të vijë megjithë shoqen Vilma, të na flasë, të na mësojë, të na gozhdojë. Vetëm kjo shoqja që rri në Tajlandë, Elisabeta, na rruan 160 mln lekë, ndërsa mamaja ime merr 140 mijë lekë pension. Dmth ne nuk na jep plaka një gjel dhuratë për Vitin e Ri, këto na rruajnë miliona. Po si qenka ky muhabet kështu? Ai rri në burg, në burg vetëm sapun ka dhe ishallah si ka rrëm sapun ka dhe ishallah si ka rrëshqitur shpesh. Shkoni shikoni se çfarë hale është në pavionet e spitalit të Lushnjes, i keni larë ato qenefat e banjove atje. Një opingë keni bërë.


Arena e Lajmit

Batutat/ “Ka dy ditë që rri atje dhe pi alkool”, debatet PD-PS për dëshminë e Beqajt. Korreshi: Ne plaka s’na jep një gjel deti, ju…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook