“Makinat me qira kanë kosto të lartë”, Proda kërkon rritje të buxhetit për Policinë e Shtetit: Duhen rreth 700 automjete, 50% e flotës e amortizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka raportuar para komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare sa i takon buxhetit të vitit të ardhshëm.

Proda ka kërkuar rritje të fondeve për Policinë e Shtetit. Ai ka thënë se Policia duhet të ketë automjetet e veta, pasi ato që merren me qira kanë kosto financiare të lartë. Proda ka thënë gjithashtu se strukturës së Policisë i nevojiten rreth 700 automjete.

“Automjetet me qira, kanë një kosto shumë të madhe. Dhe një pjesë e madhe janë amortizuar. Do ishte më mirë të kishim mjetet tona. Na duhen rreth 700 automjete”, ka thënë Proda.

“Duhet parë me prioritet shtesa për investimin e automjeteve që duhen blerë. 50% e flotës së automjetve është e amortizuar duhen blerë automjetet se kemi kosto te mëdha me makinat me qira”, ka shtuar më tej kryepolici Ilir Proda.

()


Arena e Lajmit

“Makinat me qira kanë kosto të lartë”, Proda kërkon rritje të buxhetit për Policinë e Shtetit: Duhen rreth 700 automjete, 50% e flotës e amortizuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook