FIER
Policia e Fierit ka finalizuar sot operacionin policor të koduar “Shpërndarësi” duke arrestuar një 18-vjeçar që shiste drogë në lagjet e qytetit.
“” ka siguruar pamje nga operacioni i ndërmarrë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Fier, gjatë arrestimit të Auron Çelajt në mes të qytetit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike cannabis sativa dhe e ndante në doza të cilat më pas i shiste në ambiente dhe lagje të ndryshme të qytetit.
Gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 18-vjeçarit, dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me Çelajn, për këtë veprimtari kriminale.